Kishte ditëlindjen, Flori habit me reagimin:”Më lumturojnë për ditëlindje e më shkelin çdo ditë të jetës”

66

23 gushti është ditëlindja e kantautorit të njohur Flori Mumajesi i cili mbushi 38 vjeç. Si çdo vit edhe këtë vit ai është “mbushur” me urimet e fansave dhe miqve të tij, por reagimi i tij ka lënë pa fjalë.

Pas falenderimeve për fansat e miqtë Flori i ka kushtuar një “mesazh” edhe personave të cilët e urojnë për ditëlindje, por ia bëjnë jetën më të vështirë në përditshmëri.

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…  Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës!”-shkruan ai.

Ky reflektim i pazakontë i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa nuk ka asnjë emër konkret.