Kishte bërë gati 3 kg drogë për shitje, policia i mbyll “aventurën” fierakut

58

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Zhupani” ka vënë në pranga një person i cili kishte bërë gati për shitje 3 kilogramë kanabis sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu të Fierit, arrestuan pasditen e së hënës B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa të bëra gati për shitje.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.