Kishin humbur prej dy ditësh, gjenden turistët e huaj në Theth

76

Gjenden pas dy ditësh turistët e huaj që kishin humbur në zonën e Thethit.

Prej mbrëmjes së të mërkurës, dy vizitorët nga Suedia dhe Rasia nuk u shfaqën në zonën ku edhe po qëndronin.

Policia tha se ata u gjetën te Lugu i Valit, në Valbonë, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve. Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre”, njoftoi policia.