“Kisha shumë etje”, Kledi Kadiu tregon copëza të eksodit të vitit 1991

39

Në anijen “Vlora”, 29 vite më parë mes 20 mijë shqiptarësh ishte dhe Kledi Kadiu.

Sot ai është i njohur në Itali si një balerin i suksesshëm, por nuk i ka harruar rrënjët e tij.

29 vite pas, Kleidi kujton copëza të atij udhëtimi:

“Kanë kaluar 29 vjet! Për një moment kisha menduar të kthehesha, duke menduar për prindërit, për gjyshen, por ishte shumë vonë! Anija tashmë ishte nisur! Ende e kam erën e sardeleve dhe të qumshti në hundën timë! Era e gjithçka që më ushqeu gjatë udhëtimit. Disa të tjerë, me më pak fat, kishin vetëm sheqer. Mbaj mend shumë mirë se kisha shumë etje. Një ditë, kur ajo të jetë në gjendje të kuptoj, do i tregojë vajzës sime për këtë aventurë në mënyrë që ajo të dijë se nga erdhi babai i saj si ëndërroi për një botë më të mirë”, shkruan Kadiu.