Ballina Aktualitet Tiranë, Kisha Katolike inkurajon studentët të mos tërhiqen

Tiranë, Kisha Katolike inkurajon studentët të mos tërhiqen

Kisha Katolike e Shqipërisë, ka reaguar sot në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kanë 4 ditë që po vijojnë qëndresën kundër taksave të larta për arsimim.

Me anë një njoftimi për shtyp, Kisha Katolike shkruan se “Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”.

Studentët mbyllën sot ditën e katërt të protestës së tyre, ndërsa i kanë vënë ultimatum Ministrisë së Arsimit që të plotësojë kërkesat e tyre deri të martën, përndryshe nuk përjashtohet hyrja në grevë urie.