Ballina Showbiz Kisha e Shënkollit në Mesopotam, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë tonë...

Kisha e Shënkollit në Mesopotam, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë tonë shpirtërore

Kisha e Shën Kollit në Mesopotam njihet si një “Margaritar i çmuar i Trashëgimisë tonë Kulturore dhe Arkitekturës Bizantine Botërore”.

Ky objekt i rëndësishëm tashmë është në proces rijetëzimi për t’u shndërruar në atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediat është shprehur se ”kisha e Shën Kollit në Mesopotam, është një nga kantieret më të rëndësishme, por edhe më delikate të restaurimit në këtë vit. Gjurmët e kohës dhe ndërhyrjet e mëparshme kishin vënë seriozisht në rrezik një ndër thesaret e trashëgimisë tonë kulturore”.

” Një mirënjohje pa fund për profesor Aleksandër Meksin dhe Pirro Thomon, për përkushtimin dhe mendjen e çmuar që i dhanë këtij projekti duke na ndihmuar për ta shpëtuar këtë pasuri kulturore që sot është në restaurim,” – shprehet Kumbaro.

Në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha e Shën Kollit. Kisha përbëhet nga salla e madhe e lutjeve dhe nga dy ambiente më të vogla. Kjo kishë ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845.