Ballina Showbiz Kinezët hedhin në plehra të gjitha produktet Dolce & Gabbana

Kinezët hedhin në plehra të gjitha produktet Dolce & Gabbana

Kinezët janë mërzitur aq shumë me stilistin Stefano Gabbana, saqë po hedhin në plehra të gjitha produktet e markës së tij Dolce & Gabbana. Zemërimi i tyre vjen pak ditë pasi disa mesazhe të Stefanos, ku fyente kulturën kinezë, u publikuan në Instagram.

Stefano debatoi me Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “shtet m*ti”, “mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.

Direkt pas këtyre mesazheve, u anulua shfaqja e Dolce & Gabbana, që ishte planifikuar të mbahej në Kinë, shteti me blerësit më të mëdhenj të kësaj marke.