Ballina BOTA Kinë, shpërthim në një uzinë kimike, 47 të vdekur e shumë të...

Kinë, shpërthim në një uzinë kimike, 47 të vdekur e shumë të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një impiant kimik në lindje të Kinës ka vrarë të paktën 47 vetë dhe ka plagosur më shumë se 600 të tjerë, sipas njoftimeve të mediave vendase.

Shpërthimi ndodhi të enjten në parkun industrial Chenjiagang, në qytetin Yancheng, të provincës Jiangsu, ndërsa flakët e zjarrit u vunë nën kontroll vetëm në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Të mbijetuarit u dërguan në rreth 16 spitale, ku të paktën 640 persona po trajtohen për dëmtime të shumta. Prej tyre, 32 janë në gjendje kritike për jetën, duke bërë që nga momenti në moment numri i viktimave të rritet.

Shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar, por kompania, e cila prodhon më shumë se 30 përbërës kimik organikë, disa prej të cilave të djegshme, është gjobitur disa herë për shkelje të sigurisë në punë gjatë së kaluarës.