Ballina BOTA Kinë, shpërthim në fabrikën e gazifikimit, 10 të vdekur

Kinë, shpërthim në fabrikën e gazifikimit, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit në një fabrike gazifikimi. Ngjarja ka ndodhur në provincën Henan, në Kinë. Autoritetet kanë bërë të ditur se numri i viktimave mund të rritet, pasi ka edhe mjaft persona që janë ende të zhdukur.

Shkaku i këtij aksidenti tragjik është ende i panjohur, por autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri nuk ka prekur zonën e rezervuarëve të gazit.