Ballina BOTA Kinë, shpërthen fabrika kimike, ndërrojnë jetë 22 persona

Kinë, shpërthen fabrika kimike, ndërrojnë jetë 22 persona

Raportohen 22 persona të vdekur dhe më shumë se 22 të tjerë të lënduar për shkak të një shpërthimi që ndodhi jashtë një fabrike kimike në veri të Kinës.

Raportohet se një kamion i ngarkuar me lëndë kimike eksplodoi përderisa po priste që të hynte në fabrikë.
Në pamjet e publikaura nga mediat e huaja shihen makina dhe kamionë të djegur tërësisht nga shpërthimi.

Qyteti kinez ku ndodhi shpërthimi, Zhangjiakou, pritet të jetë vendi ku do të mbahen disa ngjarje të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022. Shpërthimi ndodhi 41 minuta pas mesnatës, 200 kilometra në veriperëndim të Pekinit.

Zyrtarët e qytetit thanë se 38 kamionë dhe 12 vetura janë përfshirë nga flakët. Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, Kina përballet me probleme në sigurinë industriale dhe shpërthime të tilla me pasojë në jetë njerëzish janë të shpeshta.