Ballina BOTA Kinë, shkencëtarët prodhojnë robotë të sofistikuar

Kinë, shkencëtarët prodhojnë robotë të sofistikuar

Në një ekspozitë të teknologjisë së lartë e organizuar sot në provincën Anhui të Kinës Lindore, u publikuan duart robotike të sapoideuara nga studiuesit kinezë, sipas CRI-së.

Duart robotike, të krijuara nga hulumtuesit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës (USTC), kanë aftësi të përparuara kapjeje krahasuar me ato që janë tashmë në treg.

Me duart e tyre, robotët mund të kapin dhe vendosin objekte të ndryshme në mënyrë të qëndrueshme dhe të saktë, sipas gjykimit të formës dhe madhësisë së objektit.

Duart robotike që janë prodhuar deri tani në Kinë, mund të kryejnë me vështirësi lëvizje të tilla të sofistikuara, kurse duart robotike të pajisura me funksione të tilla janë shumë të shtrenjta.

Duart e reja robotike kushtojnë jo më shumë se 1 000 juanë (rreth 145 dollarë amerikanë), shprehen Chen Xiaoping, drejtor i Laboratorit të Robotikës në USTC, duke shtuar se kjo u jep atyre një përparësi për një aplikim më të gjerë.