Ballina BOTA Kinë, presidenti Steinmeier: Të drejtat e njeriut janë baza e rendit ndërkombëtar

Kinë, presidenti Steinmeier: Të drejtat e njeriut janë baza e rendit ndërkombëtar

“Të drejtat e njeriut dhe rregullat e vendosura nga Kombet e Bashkuara janë themeli i rendit ndërkombëtar,” – tha sot presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier para studentëve në Kinë.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e miratuar nga OKB-ja 70 vite më parë ishte goditje fati në histori,” – deklaroi ai në një audiencë në universitetin “Sichuan” në qytetin Çengdu.

Megjithatë Steinmeier i shmangu akuzat kundër Kinës për shkelje të të drejtave të njeriut, që kanë të bëjnë kryesisht me persekutimin e aktivistëve politikë dhe minoritetin mysliman.