Ballina BOTA Kinë, përfaqësuesi Zhaoxu: Vendet e zhvilluara duhet të mbajnë premtimet për zhvillimin

Kinë, përfaqësuesi Zhaoxu: Vendet e zhvilluara duhet të mbajnë premtimet për zhvillimin

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Ma Zhaoxu u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i nxitë vendet e zhvilluara të zbatojnë premtimet e tyre për zhvillimin dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm ndërkombëtar për vendet në zhvillim, duke përfshirë vendet me të ardhura mesatare, sipas CRI-së.

Në fjalimin e mbajtur në një mbledhje për vendet me të ardhura të mesme në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ma tha se tani vendet në zhvillim, duke përfshirë vendet me të ardhura të mesme, përballen me sfida të pashmangshme. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta trajtojë në mënyrë objektive nivelin e zhvillimit të vendeve me të ardhura të mesme, të forcojë partneritetin global të zhvillimit dhe të formojë një situatë bashkëpunimi me OKB-në si thelb, bashkëpunimin Jug-Veri si platformë kryesore dhe bashkëpunimin Jug-Jug si fuqi mbështetëse, duke ofruar përkrahje të madhe për vendet me të ardhurat e mesme.

Ma tha gjithashtu se Kina është e gatshme të punojë me vendet në zhvillim për të thelluar bashkëpunimin Jug-Jug dhe për të ndërtuar “Një brez, një rrugë”, si edhe të japë kontribut për lulëzimin dhe përparimin e përbashkët të vendeve në zhvillim dhe për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.