Ballina BOTA Kinë, myslimanët detyrohen të konsumojnë alkool dhe mish derri

Kinë, myslimanët detyrohen të konsumojnë alkool dhe mish derri

Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, në Xinjiang detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez.

Banorët në Prefekturën Autonome të Ili Kazah, thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në ‘kampet e ri-arsimimit’ nëse refuzuan të merrnin pjesë, sipas një raporti të Radio Azia e Lirë.

Fotografitë treguan një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.