Ballina BOTA Kinë, muri prej rëre “përmbyt” qytetin në pak minuta

Kinë, muri prej rëre “përmbyt” qytetin në pak minuta

Qyteti i Zhangye, në veri-perëndim të Kinës, është përmbytur në pak minuta nga rëra, pasi një stuhi rëre e ka goditur tërësisht duke krijuar një mur të lartë rreth 100 metra pluhuri.

Reja prej rëre dhe pluhuri kanë avancuar me shpejtësi të madhe duke mbuluar, zhdukur, dhe duke reduktuar vizibilitetin dhe ajrin në qytetet e Jiayuguan, Jiuquan, Zhangye, Jinchang e Wuwei.