Ballina BOTA Kinë, gruaja sulmon me thikë 14 fëmijë në kopësht

Kinë, gruaja sulmon me thikë 14 fëmijë në kopësht

Mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 9:30 një grua ka plagosur me thikë 14 fëmijë në një kopësht të provincës jugperëndimore të Sichuanit në Kinë.

Autoritetet Kineze thonë se agresorja 39-vjeçare përdori një thikë guzhine për të qëlluar nxënësit, teksa ktheheshin për në klasat e tyre mbas stërvitjes së mëngjesit.

Pamjet e publikuara nga mediat “Online” tregojnë fëmijët me rroba të  gjakosura si dhe me prerje në fytyra.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke arrestuar gruan që ndërmori aktin. Ndërsa fëmijët janë transportuar për të marë mjëkimin përkatës në spital hetimet për të mësuar më qartë shkaqet e këtij sulmi vazhdojnë.

Sulmet me thika në Kinë mesa duket nuk janë të pazakonta pasi kohët e fundit janë rregjistruara disa të tilla.