Ballina BOTA Kinë, firma “D&G” bojkotohet pas reklamës

Kinë, firma “D&G” bojkotohet pas reklamës

Produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve online, pas një vale polemikash që shpërtheu si pasojë e një reklame.

Pak ditë më parë kompania postoi një video ku shfaqej një modele kineze që stërmundohej të hante pica dhe makarona me shkopinj.

Reklama u akuzua se tallej me kulturën kineze dhe polemikat rrezikojnë të nxjerrin “Dolce & Gabbana” nga një prej tregjeve më të mëdha luksoze të botës.

Ndërkohë kompania kërkoi ndjesë, por tha se llogaritë e Gabbanës në Instagram ishin piratuar.

“Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez,” – shkruhej në një mesazh të kompanisë.

Kjo e fundit anuloi një sfilatë të planifikuar në Shangai më herët këtë javë. Por polemikat vazhdojnë, pasi tregtarët në Kinë janë tërhequr nga marka dhe të premten, produktet e “Dolce & Gabbana” nuk ishin më të disponueshme në faqet kryesore të shitjeve “online” në Kinë.