Ballina BOTA Kina dhe SHBA rinisin bisedimet tregtare në janar

Kina dhe SHBA rinisin bisedimet tregtare në janar

Autoritetet kineze konfirmuan se bisedimet tregtare me SHBA-në do të rifillojnë në janar, sipas CRI-së.

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë tha se po diskutohet koha dhe hollësitë e tjera.

Dy palët ranë dakord të zgjidhin fërkimet e tanishme tregtare brenda tre muajsh pas takimit të dy krerëve të shtetit në fillim të këtij muaji në Argjentinë.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-së njoftoi një shtyrje për datën e tarifës së saj prej 25 për qind mbi mallrat kineze deri më 2 mars 2019, ndërkohë që Kina dha një shtyrje prej 90 ditësh për vendosjen e tarifave prej 25 përqind mbi automjetet e importuara nga SHBA-ja.