Ballina BOTA Kinë, arrestimi i kryefinancieres së “Huawei”-t, “një shkelje të të drejtave të...

Kinë, arrestimi i kryefinancieres së “Huawei”-t, “një shkelje të të drejtave të njeriut”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, thotë se qeveria e tij nuk është përfshirë në arrestimin e një ekzekutiveje të lartë të gjigantit kinez të telekomit, “Huawei”.
“Unë mund të garantoj këdo, që ne jemi një vend me sistem gjyqësor tërësisht të pavarur”, – tha Trudeau.

Meng Wangzhou, shefja e financave në “Huawei” dhe vajza e themeluesit të kompanisë, u arrestua në aeroportin e Vankuverit mbi bazën e një kërkese amerikane për ekstradim.

Kina ka kërkuar lirimin e saj, duke e quajtur arrestimin “një shkelje të të drejtave të njeriut”. Akuzat nuk janë bërë ende publike dhe “Huawei” thotë se nuk është në dijeni të ndonjë shkeljeje nga ana e Meng.

Arrestimi vjen në një kohë delikate për marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës. Të dyja vendet janë angazhuar në një luftë tregtare, që ka çuar në tarifa të dyanshme miliarda dollarëshe mbi mallrat e tyre.

Arrestimi ka zemëruar Kinën që kërcënon të ndezë edhe më shumë tensionet me SHBA. Sipas raporteve të para, arrestimi i Meng mund të kishte lidhje me një hetim amerikan për shkelje të mundshme të sanksioneve mbi Iranin.