Ballina BOTA Kinë, aksident me autobus në një minierë argjendi, 21 të vdekur

Kinë, aksident me autobus në një minierë argjendi, 21 të vdekur

21 të vdekur dhe 29 të plagosur është bilanci i një aksidenti me 50 minatorë të ndodhur dje në mëngjes në minierën më të madhe të argjendit në Kinë, e menaxhuar nga Yinman Mining.

Mjeti është përplasur në një tunel, gjatë transportimit të minatorëve, si pasojë e një problemi në sistemin e frenimit. Një grup është dërguar nga qeveria për të parë dhe hetuar për ngjarjen e rëndë.

Yinman Mining është një degë e Inner Mongolia Xingye Mining, gjigandi i minierave, i cili prodhon rreth 201 ton argjend në vit.

Kina është prodhuesi i tretë më i madh në botë bazuar në të dhënat për vitin 2017, me një total prej 2,500 ton, që është pak më shumë se dyfishi i asaj që prodhon SHBA.