Ballina BOTA Kina zeron importin e sojës nga SHBA

Kina zeron importin e sojës nga SHBA

Në vend të sojës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina ka mbështetur importet braziliane për të zëvendësuar ngarkesat nga SHBA-të, siç tregojnë të dhënat e doganave, të publikuara të hënën.

Kina solli 5.07 milionë ton sojë nga Brazili në nëntor, duke arritur më shumë se 80 për qind nga 2.76 milionë ton një vit më parë, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Pekin.

Ndërkohë, importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkuan në zero, nga 4.7 milionë ton në nëntor të 2017-ës, që kishin ardhur duke u ulur në 67,000 ton në tetor të këtij viti.

Blerjet kanë ardhur në rënie që kur Pekini vendosi një tarifë shtesë prej 25 përqind mbi importet e amerikane më 6 korrik, në përgjigje të tarifave të miratuara nga SHBA për mallrat kineze.

Pekini rifilloi blerjen e ngarkesave të SHBA më parë këtë muaj, pasi të dy vendet ranë dakord më 1 dhjetor për një armëpushim në luftën e tyre tregtare, por, tarifat e rënda për ngarkesat amerikane mbeten në vend.