Kina “mposht” koronavirusin, në 24 orë asnjë rast i ri

35

Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri. Diçka e tillë nuk ndodhte që nga publikimi i të dhënave të para mbi koronavirusin në janar. COVID-19, u shfaq në fund të vitit 2019 në Kinë, më pas u përhap në gjithë globin duke prekur mbi 5 milionë persona.

“Ne kemi arritur një sukses të madh strategjik në përgjigjen tonë ndaj COVID-19”, theksoi kryeministri kinez Li Keqiang në hapje të seancës plenare të Asamblesë Kombëtare Popullore (PNA).

Megjithatë dyshohet se të dhënat e Kinës mund të jenë të manipuluara. Dyshimet u hodhën nga Donald Trump, Emanuel Macron, Merkel, etj.