Ballina Aktualitet Këshillat studentore paralajmërojnë protesta të reja

Këshillat studentore paralajmërojnë protesta të reja

Këshillat studentorë të 7 univeristeteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve.

Një përfaqësi e këshillave studentorë të  Universitetit të Tiranës, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fan Noli i Korcës, Aleksandër Xhuvani i Elbasanit,   Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor përmesnjë deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria dhe kanë vërejtur se nuk janë plotësuar kërkesat.

Ata thonë se mbi 90 % e kërkesave ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Ata thonë se prëgjysmimi i tarifave që duhej të bëhej në janar 2019 është ploësuar pjesërisht. Nuk janë ulur tarifat për masterin.

Nuk janë krijuar ëeb faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve

Nuk është bërë asgjë për peshën e votës.

Shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme.

Nuk është bërë asnjë hap për kartën e studentit.

Në njoftimin për shtyp këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave.

Ata informojnë se shumë shpejt do të thërrasin një takim mbarkombëtar për të diskutuar mbi situatën në Universitetet publike dhe kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.