Ballina Sport Vendi Kërkon transferimin te “Milan”, habit mbrojtësi bardhezi

Kërkon transferimin te “Milan”, habit mbrojtësi bardhezi

Medi Benatia ka surprizuar të gjithë. Mbrojtësi maroken i “Juventusit” duket se ka kërkuar transferimin. Shkak është bërë mos aktivizimi i tij i shpeshtë gjatë këtij sezoni.

Sipas “Sportmediaset”, thuhet se “Manchester United” dhe “Arsenal” janë të interesuar për mbrojtësin, gjithashtu edhe “Borussia Dortmund” ka shfaqur interes për marokenin, por sot mediat italiane kanë zbuluar një alternativë tjetër për mbrojtësin e “Juventus”.

“Sport Mediaset” ka raportuar se Benatia do të mbetet në Itali, duke u huazuar te “Milan”, pasi kuqezinjtë kërkojnë një zëvendësues për “Matia Kaldara”. Ky i fundit do të jetë jashtë fushave për shkak dëmtimi për një periudhë të gjatë kohore. “Milani” mund të nënshkruajë me Benatia, në një huazim me një detyrim blerje për mbrojtësin, për shumën e 15 milionë eurove verën e ardhshme.