Një 34-vjeçar nga Peqini është arrestuar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë së Elbasanit, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.H., i cili akuzohet për trafik droge në Itali.
Për 34-vjeçarin, Gjykata e Breshias në Itali, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Pas procedurave nga ana e policisë, ai do të ekstradohet në Itali.
Article bottom Rectangle3