Ballina Kronikë Kërkohej për drogë, arrestohet në Mallakastër 21-vjeçari

Kërkohej për drogë, arrestohet në Mallakastër 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. I arrestuar është shtetasi A.Sh, 21 vjeç, banues në Ballsh.

Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.