Ballina Kronikë Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik lëndësh narkotike.

Vlonjati Muharrem Yzeiri u arrestua në lagjen ‘Pavarësia’.

Gjykata e Breshias lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2018 dhe në shkurt të vitit 2019, e dënoi 42-vjeçarin me 4 vite burgim.

“Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian. Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim,”-raporton policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.