“Kërcet” arma në Tiranë, konfliktohen 4 persona të paidentifikuar

81

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali.

Si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.