“Kërcet” arma në Tiranë, detajet e para të ngjarjes

144

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Piramidës.

Burime policore shprehen se autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri me silenciator, duke parë që nuk janë dëgjuar të shtëna nga kalimtarët.

I plagosuri është transportuar në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve, ai ka qenë në këmbë dhe pasi është qëlluar, është shtrirë në trotuar për të kërkuar ndihmë. Më pas kalimtarët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Kjo e fundit ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plagosjes.