“Kërcet” arma mes kushërinjve në Korçë

71

Një konflikt ka ndodhur mes 2 kushurinjve në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur sot, ndersa për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi për shkak edhe të përdorimit të armës.

Dy kushurinjtë nga Podgoria, dyshohet se fillimisht kanë bërë fjalë dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë.

Nuk dihen ende detajet e konfliktit.

Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka bërë që konflikti të përfundojë pa të plagosur, ndërsa i dyshuari që ka përdorur armën, është arrestuar.

Persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për përplasjen.

Gjithashtu po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.