Kërcënoi punonjësit me armë, si u grabit filiali i bankës në Tiranë

187

Filiali i një banke në zonën e “Rrugës Bardhyl” është grabitur sot rreth orës 13:40 në kryeqytet.

Policia thotë se autori ka qenë i vetëm dhe ka kërcënuar me armë punonjëset e filialit.

Pasi ka marrë paratë, autori raportohet se është larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e grabitur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

“Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve”, – thuhet në njoftimin e policisë.