Ballina LAJME Keni plane për fundjavën, shihni më parë si do të jetë moti

Keni plane për fundjavën, shihni më parë si do të jetë moti

Orët në vijim të ditës së shtunë dominohen nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët dhe lokale.

Parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent, kryesisht në zonat malore.

Fundjava pritet me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë nesër, por fundjava sjell rritje më të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri të ngjitet mbi 27 gradë C.