Ballina Showbiz Këngëtarja shqiptare në listën e personave me ndikim në Evropë

Këngëtarja shqiptare në listën e personave me ndikim në Evropë

Kompania mediale Politico ka përpiluar një listë të 28 personave që do ta formësojnë Evropën në vitin e ardhshëm.
Këtë herë, ky medium në vend të përzgjedhjes së vetëm një personi, në këtë rast, liderin e të djathës ekstreme në Itali, Matteo Salvini, ka renditur 27 persona në tri kategori: kryesit, ëndërrimtarët dhe përçarësit.
Sipas Politicos, këngëtarja Era Istrefi është duke vendosur Kosovën në hartë, ndonëse disa nuk kanë dëshirë që ky vend të jetë aty.

Ajo është renditur si ëndërrimtarja e tretë e Evropës. Në listë gjendet edhe politikania ambicioze, Yulia Tymoshenko, e renditur e pesta në listën e kryesve, shkruan rel.
Përveç tyre në listë gjendet edhe filozofi dhe shkrimtari, Mihai Șora, i lindur më 1916 në atë që sot njihet si Rumani. Së fundi ai është kthyer në fytyrën e protestave të shkallës së gjerë kundër qeverisë. Ai ka zënë vendin e nëntë në listën e përçarsve.

Ndërkohë në librin e tij të vitit 2017, “Pas Evropës” studiuesi bullgar, Ivan Krastev ka paralajmëruar se ato që deri në atë kohë janë cilësuar si seri të goditjeve të izoluara, kriza e migrantëve, Brexit, fitorja e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e popullizmit në Evropë, janë shenja të një sëmundjeje moderne që ka kapacitet për të përçarë Bashkimin Evropian.
Ai është renditur si i shtati në listën e ëndërrimtarëve.