Ballina Stil / Modë Këngëtarja Ariana Grande thyen rekord në Spotify

Këngëtarja Ariana Grande thyen rekord në Spotify

Kënga e fundit e këngëtares me famë botërore Ariana Grande, ‘Thank U, Next’ është bërë kënga më e shpejtë në historinë e platformës së njohur të transmetimit muzikor Spotify, pasi kaloi menjëherë 100 milionë dëgjime.

Kënga e cila u publikua këtë muaj rrëfen marrëdhëniet e këngëtares me ish të dashurit e saj, Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.

Hiti theu rekordin e Taylor Sëift në platformë si kënga më e transmetuar nga një artiste femër në një ditë të vetme me 9,6 milionë dëgjime.

Gjithashtu shënon këngën e parë të Arianës që qëndron numër 1 në tabelat e SHBA.