Këngëtari zbulon se është i prekur nga koronavirus, po kalonte pushimet me të dashurën në Vlorë

67

Këngëtari, Art Abazi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari.

Ai shprehet se ka ndjerë se kishte simptoma prej ditës së djelë dhe sot ka mësuar se ishte pozitiv.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e djelë jam shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

“E rëndësishme është që sot jam shumë mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.

Abazi dhe parnerja e tij ishin këto ditë duke kaluar pushimet në bregdetin e jugut.