Këngëtari shqiptar shpërthen:”8 muaj pa punë, jemi në prag falimenti, na kanë denigruar”

51

Këngëtari i njohur Elton Deda ka shpërthyer ndaj masave të qeverisë për ndalimin e muzikës në bare, lounge si dhe në klube.

Sipas Dedës tashmë muzikantët u bënë 8 muaj pa punë e janë në prag falimenti. Sikur të mos mjaftonte kjo kategori nuk po trajtohet nga asnjë skemë ndihme nga shteti.

“Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme.

Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin. Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi.

Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite”, shkruan Elton Deda.