Këngëtari shqiptar bëhet prind për herë të parë! Ndan gëzimin e tij me ndjekësit

44

Këngëtari i njohur pjesë e labelit Threedots, Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, gazetarja Pejana Elezi, janë bërë prindër!

Kledi ka qenë ai i cili ka bërë publik këtë lajm të gëzuar duke ndarë me ndjekësit një foto të djalit të tij.

“Melodia më e bukur e jetës”.-shkruan ai, bashkëngjitur me foton.

Më parë në një intervistë kompozitori zbuloi gjininë e bebit, ndërsa tani ai gëzon me partneren faktin që është bërë prind për herë të parë.