Ballina Showbiz Këngën që kishte përgatitur për vete Flor Mumajesi, i’a mori Arditi

Këngën që kishte përgatitur për vete Flor Mumajesi, i’a mori Arditi

Vetëm një javë i’u desh Flori Mumajesit që të kishte sukses me këngën “Plas” që i dha dhe çmimin e parë në “Kënga Magjike”. Por në fakt, e vërteta e kësaj kënge është komplet ndryshe. Flori kishte përgatitur një tjetër këngë për vete, për t’u përfaqësuar në “Kënga Magjike”, por atë ia mori Arditi.

Këtë e ka treguar vetë Ardit Gjebrea për “Thumb”. Kur shkoi në studion e Florit dhe dëgjoi vijën melodike të këngës së tij, Arditi qau. Iu kujtua e ëma, madje ia kërkoi Florit ta këndojë, por donte ta këndonte në duet: “Flori më tha që kjo këngë nuk është për duet. Në fakt, mua që aty më erdhi vija tjetër melodike dhe teksi i kësaj kënge. Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë, është e vështirë t’ia fshish emrin dhe të thuash “ajo”, – tha Arditi pak para se të këndonte këngën që e kishte dedikim për të ëmën e ndjerë, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë.