Ballina KULTURË Këngë e re, Alban Skënderajt, Capital T dhe Ylli Limani së bashku?

Këngë e re, Alban Skënderajt, Capital T dhe Ylli Limani së bashku?

Alban Skënderaj, Capital T dhe Ylli Limani janë duke punuar për një këngë të re?! Dyshimet lindën pasi Capital T ditën e djeshme postoi një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqej me Albanin dhe me Yllin.

Në përshkrimin e fotos, ai kishte shkruar vetëm disa nota muzikore dhe kjo bëri që të gjithë të mendojnë se mes tyre së shpejti do të ketë një bashkëpunim. Sigurisht që një ide e tillë është mbështetur nga fansat e të treve, ndërsa ne mezi po presim të shohim nëse do të realizohet.

Kujtojmë që më parë Capital T dhe Ylli Limanin kanë bashkëpunuar së bashku duke sjellë dy hite tepër të suksesshme “Një ëndërr” dhe “Unë”.