Ballina RAJONI “Kemi 4 muaj pa u paguar”, sulmuesi i Kombëtares në telashe

“Kemi 4 muaj pa u paguar”, sulmuesi i Kombëtares në telashe

Azdren Llullakut nuk i ndahen problemet. Një vit më parë ishte pjesë e Entelës në Serinë B italiane, e cila ra një kategori më poshtë, ndërkohë që këtë sezon po përballet me problematikat e pagave. Skuadra e tij ka katër muaj që nuk likuidon futbollistët për pagesat mujore.

Llullaku është pjesë e Ligës së Dytë të Rumanisë me Astra Giurgiun. Dje është mësuar vendimi ekstrem i Llullakut dhe shokëve të skuadrës, të cilët kanë bojkotuar stërvitjen.

“Ka katër muaj që na është vonuar pagesa. Drejtuesit na kanë premtuar që do të zgjidhin gjithçka dhe ne jemi në pritje të veprimeve të tyre”, ka deklaruar Llullaku për “Sport.ro”. Astra momentalisht është në vendin e pestë të zonës “play-off” me 21 pikë