Ballina Ekonomi / Biznes Këmbimi valutor, zhvlerësohet sërish euro dhe forcohet dollari

Këmbimi valutor, zhvlerësohet sërish euro dhe forcohet dollari

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari forcoi pozitat ndërsa euro u zhvlerësua sërisht kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 122.95 lekë ose 0,03 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari u forcua me 0,36 lekë duke u ngjitur në kuotën e 107.56 lekëve.

Në pozita të forta u këmbye sot edhe paundi britanik, franga zvicerane dhe jeni japonez, të cilat respektivisht fituan 0,13 lekë, 0,02 lekë dhe 0,82 lekë.

Në prag të festave të  fundvitit, kursi i këmbimit valutor po reflekton luhatje të cilat, sipas aktorëve të tregut i adresohen më së shumti kërkesë-ofertës.

Por edhe tregjeve ndërkombëtare, ku dollari amerikan ka forcuar pozitat, në këmbim me valutat e huaja.