Ballina Aktualitet Këmbimi valutor: Leku triumfues ndaj valutave të huaja

Këmbimi valutor: Leku triumfues ndaj valutave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë të premte leku forcoi pozitat kundrejt të gjitha valutave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 123.87 lekë ose 0,08 lekë më pak se një ditë më parë, monedha e gjelbërt amerikane u zhvlerësua me 0,47 lekë duke u këmbyer me 108.90 lekë.

Në tregun valutor, sot edhe paundi britanik, franga zvicerane dhe korona e vendeve nordike janë zhvlerësuar përkatësisht 0,30 lekë, 0,02 lekë dhe 0,04 lekë.

Operatorët e tregut valutor shprehen se kërkesë oferta dikton këmbimin valutor, ndonëse me afrimin e festave të fundvitit ata presin që valutat kryesore euro dhe dollari amerikan të forcojnë pozitat në këmbim me lekun.