Ballina Ekonomi / Biznes Këmbim valutor, leku “triumfon” ndaj monedhave të huaja

Këmbim valutor, leku “triumfon” ndaj monedhave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku po vijon të forcojë pozitat kundrejt të gjitha monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan ka humbur të premten 0,44 lekë, krahasur me një ditë më parë, duke u këmbyer me 109,84 lekë, ndërsa euro shënoi një tendencë të lehtë rënëse edhe sot, duke përvijuar zhvlerësimin e qëndrueshëm dhe gradual, në kuotën e 124,52 lekëve ose 0,02 lekë më pak se ditën e enjte.

Në pozita të zhvlerësuara këmbehen sot edhe franga zvicerane, paundi britanik, dollari australian e korona norvegjeze.

Sipas aktorëve të tregut, këmbimi valutor reflekton luhatjet e pritshme sezonale dhe këmbimi i lekut me valutat kryesore euro dhe dollar, tashmë është i stabilizuar, shprehen ata.

Gjatë këtij vitit, kursi mesatar i këmbimit të euros është 128,6 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5,5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122,8 lekë.