Këmbësorja 20-vjeçare përplaset në Korçë / Niset drejt spitalit

36

Një 27-vjeçar me iniciale E.F., ka aksidentuar në ditën e sotme me automjetin tip “Mini Cooper” një këmbësore në Korçë,

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Fatmirësisht e reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.