Ballina Kronikë Këlcyrë, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit

Këlcyrë, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit

Një makinë ka dalë nga rruga pranë urës së Leklit në Këlcyrë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së fshatit Kodër ku një automjet tip Audi ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Erjon Sheme, i cili ka qene i vetëm në kohën e ngjarjes, por nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç një gërvishtje të vogël ndërsa është dëmtuar automjeti.

Gjithashtu, sipas Policisë mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm nga balta.