KE rifreskon listën e rekomandimeve mbi vendet që lejohet të futen në BE, ja vendimi për Shqipërinë

59

Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese mbi vendet të cilat mund të lëvizin në BE.

Duke filluar nga 8 gushti, do të hiqen gradualisht kufizimet me këto shtete:

Australi Kanada Gjeorgji Japoni Zelandë e Re Ruanda Koreja e Jugut Tajlanda Tunizi Uruguai Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

Shqipëria nuk do të lejohet ende të udhëtojë në zonën Shengen.

Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.

Për sa i përket situatës epidemiologjike, Euronews citon se të ashtuquajturat vendet jashtë BE, duhet të plotësojnë këto kritere:

-numri i rasteve të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE

-trend i qëndrueshëm ose në rënie i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e fundit.

-Menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë duke marrë në konsideratë informacionet e dhëna, duke përfshirë aspekte si testimi, mbikëqyrja, gjurmimi i rasteve, frenimi i përhapjes, raportimet si dhe vërtetësia e informacioneve

Për vendet që kanë ende lëvizje të kufizuar, kategoritë e mëposhtme do të jenë të përjashtuara nga kufizimet:

Shtetas të BE dhe familjarët e tyre Shtetasit që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe anëtarët e familjes së tyre

Udhëtarë me funksione të posaçme, siç parashikohet tek Rekomandimet Përgjegjësia për implementimin e rekomandimeve të Këshillit i mbetet vendeve anëtare.

Lista përditësohet rregullisht dhe mund të rishikohet nga Këshilli, pas konsultave me Komisionin dhe agjencitë respektive të Bashkimit Europian, në bazë të kritereve të lartpërmendura.