Ballina BOTA Kazakistan, vrasje masive e ujqërve

Kazakistan, vrasje masive e ujqërve

Pamjet shokuese që vijnë nga Kazakistani tregojnë dy gjuetarë që hanë zemrën ende të ngrohtë të një ujku të sapo vrarë. Në foto shihen 8 ujqër të vrarë.

Filmimi thuhet se është bërë dy javë më parë në një rajon të paspecifikuar të Kazakistanit, momente kur disa duzina fshatarësh gjuajtën ujqërit pasi disa dele u vranë brenda natës.

Këto pamje janë komentuar keq edhe kanë shkaktuar zemërim te njerëzit që dënojnë mizorinë që u bëhet kafshëve.