Kavajë/Tentuan të grabisnin në banesë, lëndojnë të miturin dhe nënën e tij

251

Një tjetër tentativë grabitje me dhunë raportohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Karpen të Kavajës.

Grabitësit kanë hasur në rezistencën e familjarëve dhe për pasojë, “është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.