Ballina Aktualitet Kavajë, temperaturat e ulëta ende nuk kanë sjellë shqetësime për qytetarët (VIDEO)

Kavajë, temperaturat e ulëta ende nuk kanë sjellë shqetësime për qytetarët (VIDEO)

Stina e ftohtë e dimrit, përgjithësisht, shoqërohet me përhapjen e virozave të ndryshme sezonale, ndërkohë që në Spitalin e Kavajës ende nuk ka shtim të vizitave apo të rasteve të prekur nga gripi.

Pranë Spitalit të Kavajës mësohet se rastet e deritanishme kanë qenë në kufijtë e normales, dhe të prekurit janë kryesisht fëmijët dhe mosha e tretë. Aktualisht, bëhet e ditur, se nuk ka epidemi të virozave sezonale.

Luhatjet e shpeshta të temperaturave në këtë muaj të parë të stinës së dimrit gjithnjë sjellin shqetësime, veçanërisht për foshnjet dhe fëmijët deri në 14 vjeç, si edhe për të moshuarit me sëmundje kronike. Për këtë arsye, mjekët bëjnë apel që personat e rrezikuar të tregohen të kujdeshëm, duke shmangur qëndrimin me orë të gjata në mjedise të mbyllura dhe të paajrosura.