Ballina Aktualitet Kavajë, rikualifikimi i rrugës së Qerretit, buxheti parashikon fondin 20 milionë lekë...

Kavajë, rikualifikimi i rrugës së Qerretit, buxheti parashikon fondin 20 milionë lekë (VIDEO)

Rikonstruksioni i plotë i rrugës kryesore të fshatit Qerret është bërë pjesë e projekteve të këtij viti në Bashkinë e Kavajës. Rruga e fshatit Qerret mbetet një segment i rëndësishëm automobilistik jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për nxitjen e turizmit gjatë muajve të verës, pasi ajo shkon deri në bregdet.

Për zbatimin e këtij projekti, buxheti i Bashkisë së Kavajës ka parashikuar një fond prej 20 milionë lekësh, dhe punimet pritet të nisin së shpejti.

Bregdeti i Qerretit është një prej rajoneve me potencial të madh sa i përket zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, rruga mbetet e rëndësishme pasi krijon mundësinë e lidhjes me plazhin, ndërkohë që rikonstruksioni i saj krijon mundësi edhe për zbatimin e projekteve të tjera nga sipërmarrësit privatë.

Projekti i hartuar nga specialistët e Bashkisë së Kavajës do të zbatohet në disa faza, ku, krahas rikonstruksionit të trasesë së rrugës, janë parashikuar edhe rehabilitimi i infrastrukturës ndihmëse të kanalizimeve, ndriçimit etj.